Aksident

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci, në Prishtinë.

Si pasojë ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.