Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në Mitrovicë.

Sipas policisë, në këtë aksident që ndodhi mesditen e së hënës ishin të përfshira tri vetura.

Bëhet e ditur se të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë te rregullt hetimore.