Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident në fshatin Zajm të Klinës. 

Në aksident sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi janë përfshirë tri vetura.

“Tre persona janë lënduar në një aksident në fshatin Zajm. Të përfshirë në aksident kanë qenë tri vetura. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Policisë dhe po merren me shikim e vendit të ngjarjes.”, ka thënë Gashi.

Fotografitë janë publikuar nga mediumi lokal Klina.info.