Aksident

Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në hyrje të Suharekës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, ku u përfshin tri vetura në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi.

VIDEO BONUS: Alarmon Lladrovci: Nuk ka ujë për shuarjen e zjarrit në fabrikë, cisternat po mbushën në Drenas