Tre perona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Veternik.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor.  Në aksident janë përfshirë tri automjete  Si pasojë e aksidentit janë lënduar  tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Demokracia.com/