Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Gjilan – Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, mesditën e sotme rreth orës 12:30 në rrugën Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Llabjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan dhe se janë në gjendje stabile.

“Me datën 14.6.2020, rreth orës 12:30 në rrugën e Prishtinës, saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës per Gjilan. Tre persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emërgjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Policia e Kosoves është duke i udhehequr hetimet si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha Hashani.