Tre të arrestuar në Vushtrri, rrahën me mjete të forta një burrë

Tre persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi të njëjtit e kanë rrahur me mjete të forta një burrë.

Policia ka bërë të ditur se shkak i kësaj rrahje ishte një mosmarrëveshje e mëhershme, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të më hershme e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.