Tre shokë udhëtojnë në 50 shtete për 5 ditë

Një grup prej tre shokësh kanë thyer rekord duke vizituar 50 shtete për 5 ditë, 13 orë dhe 10 minuta.

Peter McConville kishte organizuar udhëtimin me shokët e tij Pavel Krechetov nga Austini dhe Abudullai Salah nga Minneapolisi.

Ata filluan udhëtimin e tyre në Vermont me veturë, duke vazhduar pastaj me aeroplan në Alaska dhe Hawaii, ku ata e kompletuan udhëtimin në një kohë prej 5 ditësh, 13 orëve dhe 10 minutave, shkruan Upi të hënën.

“Unë as nuk mund ta përshkruaj çfarë eksperience ishte, jo vetëm pse ne ishim aq të lodhur por kemi parë aq shumë gjëra për një kohë kaq të shkurtër. Ishte e mrekullueshme”, ka thënë McConville.

Libri i Rekordeve Guinness ka emëruar kategori të re për shpejtësinë e udhëtimeve në vitin 1996 dhe tashmë këtë rekord e mbajnë McConville dhe shokët e tij.