Një zyrtar i lartë iranian ka njoftuar se tre shkencëtarë të këtij vendi kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në Qendrën Iraniane për Hulumtime Hapësinore.
Ministri i telekomunikacionit, Mohammad Jahromi, ka thënë se shkencëtarët ndërruan jetë për shkak të një zjarri që shpërtheu në njërën nga ndërtesat e kësaj qendre.
Ai nuk ka ofruar të dhëna tjera për incidentin që ndodhi në kryeqytetin e vendit. As emrat dhe pozitat e shkencëtarëve nuk janë bërë publike.
Raportohet se një pjesë e stafit të kësaj qendre kanë qenë duke e festuar përvjetorin e Revolucionit Islamik në kohën kur ka shpërthyer zjarri.
Prgrami hapësinor i Iranit ka qenë shkak i tensioneve mes Uashingtonit dhe Tehranit.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se vendi i tij do t’i vendosë dy satelitë në orbitën e Tokës përmes raketave të prodhuara në këtë shtet, pavarësisht shqetësimit të SHBA-së se këto plane mund të përdoren për zhvillimin e raketave balistike.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka kërkuar nga Irani që të heqë dorë nga këto raketa, duke thënë se ato janë praktikisht identike me raketat balistike që mund të bartin bomba bërthamore, shkruan “Free Europe”,







