Suharekë

Tre persona të lënduar rëndë nga një aksident mes veturës dhe kamionit

Tre persona janë të lënduar rëndë pas një aksident trafiku që ka ndodhur sot [e mërkurë] në fshatin Shirokë të Suharekës në mes një veture dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:15 në Zonën Industriale në Shirokë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në vendin e ngjarjes janë prezent edhe Njësiti i Zjarrfikësve të kësaj Komune.

Pamje nga aksidenti