Policia e Kosovës

Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Sllatinë, policia jep detaje

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë më saktësisht në fshatin Sllatinë.

Siç konfirmoi policia në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në orën 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, njoftoi policia.

LEXO EDHE: