Tre persona e rrahin me mjete të forta një polic në Pejë

Një polic në Pejë është sulmuar sot nga tre persona të panjohur kanë me mjete të forta.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se personat e panjohur kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër  Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja.

Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës” tha Gashi.