Gjykata ushtarake ruse nën akuzën për mashtrim në shkallë tëgjerë, ka kërkuar arrestimi e tre oficerëve të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB).
Oficeret e FSB-së, koloneli Yuri Kravchenko (i cili është shef i Departamentit të aviacionit të FSB-së), nënkolonel ArtemSokhin (ndihmës shef i Departamentit të aviacionit) dhe major Sergei Romanov, akuzohen për vjedhjen e 64 milionë rublave.
Sipas hetimeve tre oficeret e FSB-së kishin vjedhur 64 milionërubla gjatë lidhjes së kontratës me kompaninë AsStroy nga Stavropol, kontratë e cila parashihte ndërtimin e një kompleksi të depove për ruajtjen e pajisjeve të aviacionit.
Tre të pandehurit e kishin hedhur poshtë akuzën dhe kishin deklaruar se depot ishin ndërtuar dhe kushtet e kontratës ishin përmbushur.
Raportimet e mediave dhe organizatave të pavarura në Rusi, për nivelin e lartë të keqpërdorimeve në shërbimet inteligjente ruse, nuk janë të pakta, por përfundimi i tyre në organet ruse të drejtësisë është edhe më i pakët.
Në opinionin rusë është krijuar përshtypja që arrestimi i keqpërdoruesve bëhet vetëm atëherë kur oficeret e shërbimeve inteligjente ruse nuk janë në një vijë me politikat e Putinit dhe partisë së tij Rusia e Bashkuar.







