Gjatë 24 orëve të fundit, tre mjekë u sulmuan nga qentë endacakë.
Dy mjeke pësuan brenda QKUK-së, ndërsa mjeku tjetër jashtë hapësirës së qendrës spitalore.
Megjithatë, nga këta të tre, njëra pësoi më së shumti, ku u sulmua nga dhjetëra qenë në mëngjesin e së enjtes në parkingun që ndodhet prapa Klinikës së Ortopedisë.
Për televizionin një punonjëse teknike e Institutit të Psikiatrisë Forenzike tregon se me t’i dëgjuar britmat e mjekes, menjëherë i kishte ftuar kolegët e saj që t’i dalin në ndihmë.
Mjekja, që është emër i njohur për redaksinë, pas trajtimit në Klinikën Emergjente, u bë edhe për trajtim në Klinikën Infektive, për shkak të lëndimeve të marra në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Derisa, dy të tjerët janë liruar për në shtëpi, pas ekzaminimeve.







