Tre ministra të qeverisë nisen për në Deçan

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas tragjedisë në Deçan, drejt këtij qyteti janë nisur disa nga ministrat e qeverisë së Kosovës.

Ata kanë treguar se inistrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë rrugës për në vendin e tragjedisë,

Qeveria u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan.

Për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.

Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit.