Gjakovë

Tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës

Dje në rrugën “Anton Çeta”, në Gjakovë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që viktimës femër , i kishin shkaktuar lëndime trupore.

Viktima si pasojë e plagëve është duke marr tretman mjekësor. Ende nuk dihen motivet e rastit, por viktima kur ishte sulmuar kishte qenë në vendin e punës në një lokal, njofton Policia e Kosovës.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdor në rast. Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt.