Llapi

Tre lojtarë të Llapit përfundojnë në radarin e Slavia Praguen, Batatina takohet me drejtorin e klubit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është takuar me tre persona të njohur të sportit. Bëhet fjalë për Jiri Bilek, drejtor sportiv në Slavia Prague, Milan Martinovic dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki.

Përmes rrjeteve sociale, Batatina konfirmon bashkëpunimin mes klubit të tij dhe atij çek.

Madje, drejtori sportiv i klubit çek tashmë i ka bërë tri oferta zyrtare për tre lojtarët e klubit nga Podujeva.

“Kisha kënaqësinë që të takohem sot me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku dakorduam për bashkëpunimin mes dy klubeve, Llapi dhe Slavia Pragë.

“Kisha nderin që një klub i madh i Evropës ka besimin e plotë për të bashkëpunuar me Llapin si dhe së shpejti do të jem i ftuar në klubin e madh, Slavia Pragë për të diskutuar detaje edhe më të rëndësishme.

“Një lajm shumë i madh për talentët kosovar, e sidomos për futbollistët e Llapit pasi që për tre futbollistë veç se kanë shprehur interesim për të filluar bisedimet zyrtare”, shkuhet në postimin e Tahir Batatinas

Kujtojmë që Llapi është duke kryesuar tabelën e Superligës së Kosovës këtë sezon./Ballkani.info