Video

Tre krokodilë që dolën nga nëntoka tmerrojnë banorët e Indisë

Tre krokodilë të mëdhenj tmerruan banorët e Indisë kur u shfaqën nga nëntoka, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Fillimisht një krokodil doli në sipërfaqe kur disa persona po e nxirrnin jashtë, dhe menjëherë doli edhe një tjetër pas tij, transmeton Telegrafi.

Një krokodil i tretë u pa i maskuar dhe i fshehur nën betonin e plasaritur.

Banorët në Indi fillimisht dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe plasaritja ndodhi për shkak të krokodilëve të mëdhenj.

Në një video të shpërndarë në internet, burra në kostume të kuqe dhe çizme janë parë duke kapur krokodilin e parë, me një litar rreth qafës së tij. /Telegrafi/