Tre kosovarë kapen duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Rumani, në këmbë

Policia kufitare rumune e Qarkut Caraș-Severin, ka zënë tre shtetas të Republikës së Kosovës në tentim e sipër për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Rumani nga Serbia, në këmbë.

Sipas burimeve të VisaGuide.World, të konfirmuara nga policia kufitare, tre Kosovarët u kapën të shtunën e kaluar pak mbas mesnatës, teksa tentonin të dilnin në Rumani.

“Më 17.08.2019, rreth orës 00.10, rojet kufitare nga Sektori i Policisë Kufitare Oravița, qarku Caraș-Severin, ndërsa kryenin misionin e mbikëqyrjes së kufirit shtetëror, gjetën, në afërsisht 1000 m nga linja. në kufi, tre persona teksa lëviznin në këmbë, nga Serbia në Rumani. Për shkak se ata nuk e justifikuan praninë e tyre në këtë zonë, personat në fjalë u dërguan në selinë e Policisë Kufitare për hetime ,” konfirmoi Policia Kufitare.

Pas verifikimeve, policia rumune vërtetoi se se personat në fjalë janë tre burra nga Kosova, të moshës midis 17 dhe 31 vjeç. Të rinjtë thanë se po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Serbia në Rumani, në këmbë, përmes zonës pyjore, për të arritur në njërin nga shtetet e Evropës perëndimore. Që të tre e kishin të ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Tre të rinjtë janë marrë nën kontroll nga autoritetet kufitare të shtetit fqinj, për vazhdimin e hetimeve. Në të njëjtën kohë është ngritur masa për të ndaluar hyrjen e tyre në Rumani për një periudhë pesë vjeçare.

Në këtë rast, hetimet kryhen në aspektin e kryerjes së krimit të kalimit mashtrues të kufirit shtetëror, dhe do të merren masat e nevojshme ligjore, përcjellë VisaGuide.World.

Rumania është një nga 5 shtetet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Edhe pse është antare e BE-së, Rumania nuk është ende pjesë e zonës Schengen.

loading…