Tre fëmijë palestinezë vriten nga sulmi izraelit

Në sulmin e forcave izraelite në juglindje të Rripit të Gazës janë vrarë tre fëmijë palestinezë të moshës 12 deri në 14 vjeç, kanë thënë mjekët.

Mjeku Asharaf al-Kidra nga Ministria e Shëndetësisë në këtë pjesë të territorit palestinez, ka thënë se ndihma e shpejt i ka sjellë trupat e tyre në spital nga kufiri ndërmjet Gazës dhe Izraelit, raporton AP.

Ushtria izraelite ka njoftuar se nga aeroplani janë goditur tre palestinezë të cilët i afroheshin zonës se sigurisë në kufi dhe “sigurisht janë të përfshirë në vendosjen e eksplozivit”, transmeton Ballkani.info.

Pjesë kufitare ndërmjet Rripit të Gazës dhe Izraelit me muaj të tërë është përfshirë në protestat e plaestinezëve kundër Izraelit dhe bllokadës egjiptiane.

Më shumë se 160 palestinezë janë vrarë gjatë protestave që kanë nisur kah fundit i marsit, kurse një ushtar izraelit është vrarë në korrik nga snajperistët palestinezë.

Egjipti ka kohë që po tenton të ndërmjetësojë në ndërprerjen e zjarrit ndërmjet grupit ekstremist palestinez, Hamas që qeveris me Rripin e Gazës dhe Izraelit. Protestat kanë esklauar të premten.

Nga zjarri izraelit janë vrarë edhe gjashtë palestinezë tjerë. /Ballkani.info/