Travis Scott më në fund thyen heshtjen rreth ndarjes me Kylie Jenner

Travis Scott më në fund ka thyer heshtjen reth ndarjes së tij me Kylie Jenner, që u njoftua në fillim të kësaj jave.

Çifti me sa duket ishin ndarë disa javë përpara se të bënin njoftimin, i cili u pasua me thashethemet se Scott po e mashtronte Kylien.

Por rep-artisti vendosi që të reagojë për herë të parë rreth kësaj çështje me një shkrim të publikuar në InstaStory, ku mohoi thashethemet se ai e kishte mashtruar partneren e tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ai shkroi: “Është vërtet ndikuese kur ti sheh gjëra të rreme të thëna për ju edhe një herë, këto histori të rreme për mashtrimet e mia thjesht nuk janë të vërteta. Përqendrimi në jetën, muzikën dhe familjen në këtë moment është ajo që është e vërtetë”.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u njoftua ndarja e tij me Jenner, 22 vjeçe, dhe ai u lidh më pas me modelen Rojean Kar, 27 vjeçe.

Ndërkohë, Kylie është përfolur se po rikthehet te ish-i dashuri i saj i mëparshëm, Tyga, pasi ajo u pa jashtë studios së regjistrimit të Tygas në orën 2 të mëngjesit gjatë kësaj jave.

Por ajo i hodhi poshtë këto thashetheme të enjten, duke shkruar një status në Twitter ku thoshte: “Interneti bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë”.

”Nuk kishte asnjë “takim në 2 të mëngjesit me Tygan”, shkroi Jenner.

Kylie më tej shkruajti se marrëdhëniet mes saj dhe Travis janë në kushte të mira, duke shkruar në Twitter: “Travis dhe unë jemi me kushte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi !! miqësia dhe vajza jonë janë përparësi”.

Ndërkohë, Kylie gjithashtu thuhet se është në kushte miqësore me reperin Tyga, pasi ata u panë bashkë edhe në festën e ditëlindjes së 21-të të këngëtares Sofida Richie, në gusht të këtij viti.

Lajmet për vendimin e Kyliet dhe Travisit për të ndalur marrëdhënien e tyre, u bë viral të martën pasdite.

Çfti filluan të takoheshin bashkë në festivalin Coachella në vitin 2017, dhe brenda disa javësh, ajo mbeti shtatzënë me vajzën e tyre tani 20-muajshe Stormi.

Hera e fundit që çifti u panë së bashku ishte në premierën e 27 gushtit të dokumentarit nga Netflix, “Travis Scott: Look mom, I can fly”, i cili kronikon jetën personale dhe profesionale të reperit.

loading…