‘Trashet’ skandali i Daçiqit dhe Serbisë: Ata shitën armë edhe për ISIS-in

Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq është fytyra e krimit të organizuar serb.

Sipas tij, Daçiq dhe Serbia kanë shitur armë edhe për ISIS-in.

“Ai ka qenë një ‘dealer’ (shpërndares) që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri. Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiq është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje. Këtë vit ai udhëtoj në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiq loboj për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS”, shkruan Zyberaj, raporton Ballkani.info.

Partitë politike sot në Serbi dhe mediat kanë raportuar lidhjet e Ivica Daçiqit me rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandistët e armëve.

“Ne kemi folur për një kohë të gjatë publikisht për lidhjet e Daçiqit me shitjen e armëve në rajone të ndryshme të botës. Ivica Daçiq ka publikuar nota diplomatike të rreme me të ashtuquajturën tërheqje të njohjes nga Kosova, por e gjithë fushata e tij ishte të sigurojë tregje të reja për shitësit serbë të armëve në Afrikë dhe rajone të tjera. Duke e kamufluar atë nën betejën kundër Kosovës të fitojë poenta politike në Serbi, ai fitoi vetëm miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po zbulohet ngadalë por së shpejti ai do të përfundojë në burg për këto marrëveshje të ndyra që bëri”, ka shkruar Zyberaj.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Marinka Tepiqi, ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqin se ka mbledhur para nga biznesmenët e tregtarët me armë për tërheqjne e njohjeve për Kosovën dhe ka shtruar pyetjen nëse ai në këtë mënyrë ka keqpërdoruru pozitën zyrtare, shkruan Beta.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjen” e Kosovës nga biznesmenë të njohur dhe tregtarë armësh dhe a ka marrë Daçiqi vetëm nga Sllobodan Teshiqi më shumë se një milion euro para në dorë? Dhe në rastet e veçanta kur ka marrë të holla ka qenë i pranishëm edhe shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq” ka shtruar pyetjen Tepiq në konferencën me gazetarët.

Ajo ka theksuar se i gjithë operacioni për tërheqjen e njohjeve për Kosovën është shoqëruar me mbledhje parash nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe se është e nevojshme që policia dhe prokuroria të hulumtojnë gjendjen pasurore të Nikolla Nedelkoviqit dhe personave të ndërlidhur.

Tepiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pa tjetër ka qenë i informuar për këtë dhe i ka bërë thirrje që me “shpejtësi të rrufeshme” t’i përgjigjet në pyetje. /Ballkani.info/