Organizata “Aureola” është duke zhvilluar projektin “Avancimi i ligjit të trashëgimisë”, i cili mbështetet nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) mban tryezë diskutimi.
Sanije Grajçevci, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Aureola”, tha se ligji në Kosovë garanton ndarjen e përbashkët të pasurisë.
“Vetëm 16 % janë trashëgues femra, me ligj i takon trashëgimia e barabartë”, thotë ajo.
Ajo bëri me dije se qëllimi i kësaj tryeze është që të nxjerrim rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë.
Grajçevci tha se gratë në Kosovë heqin vet nga trashëgimia. Sipas saj trashëgimia çështje e ndjeshme në shoqërinë kosovare
Ndryshe sot në tryezë pjesëmarrës në këtë tryezë janë: znj. Albulena Haxhiu, Kryetare e komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, znj. Mexhide Mjaku Topalli, Kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësuese nga Agjencia për Barazi Gjinore, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Oda e Noterve, znj. Igballe Rogova nga RrGK, Koalicioni për Barazi dhe organizata tjera që punojnë drejt avancimit të të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi.
Intervista e plotë me Sanije Grajçevcin, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Aureola”:







