Kuvendi i Kosovës po e mban një seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Transmetimi i seancës po bëhet në kanalin RTK 3,  nga Partika Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri këtë e quajti krim dhe tendencë për ta heshtë zërin opozitar.

“Për shkak të kureshtjes hyna dhe e pashë nëse është Radio Televizioni I Kosovës live dhe e pashë që RTK në këto momente paska vendosë me transmetua një konferencë të kryeministrit për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Ndërsa, Kuvendin e Kosovës institucionin i cili e ka themelua ky institucion paska vendos me e qitë në RTK3. Kjo s’ka ndodhë kurrë asnjëherë. Këto kapelat e LVV-së e Dejonës që janë në RTK janë tu e bërë një krim. Ky është krim dhe kjo është tendencë për me e mbytë zerin opozitar”, tha Tahiri.