Luciano Spalletti dhe Javier Zanetti për një ditë flasin shqip.
Trajneri dhe zëvendës presidenti i klubit zikaltër të shtunën para derbit të Italisë ndaj Juventusit janë takuar nga afër me tifozë shqiptarë të Interit.
Një grup i vogël fansash ishin të pranishëm në restorantin që është në pronësi të Luciano Spallettit i cili rastisi në ato momente në biznesin e tij dhe nuk nguroi të bënte një foto me tifozët shqiptarë duke bërë gjestin e shqiponjës.
Ndërkohë rreth 60 tifozë antarë të Inter Club Albanias të cilët udhëtuan drejt Milanos për të ndjekur nga afër Inter-Juventus, disa orë përpara ndeshjes patën një takim me legjendën zikaltër Javier Zanettin.
Presidenti i Inter Club Albanias, Juxhin Rama i dorëzoi ish kapitenit tashmë në rolin e zëvendëspresidentit çmimin antar nderi i Inter Club Albanias.








