Trajneri i Barcelonës detyrohet të ndërpresë konferencën prej gjakderdhjes së papritur nga hunda VIDEO

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman është detyruar sot të ndërpresë konferencën e shtypit para ndeshjes së skuadrës së tij me Sevilla në kampionatin spanjoll, prej një gjakdedhjeje të papritur nga hunda.

Teksa fliste me shtypin,  Koeman shihej që fshinte gjakun që i dilte nga hunda, diçka që u përsërit disa herë derisa u vendos ndërprerja e konferencës dhe largimi i tij.

Mediat thonin se kjo është hera e dytë që 57 vjecari Koeman preket nga i njëjti problem javët e fundit, dhe tifozët e Barcelonës kanë shprehur shqetësim.

Megjithatë klubi katalanas konfirmoi se Koeman ndjehet mirë dhe thane se gjendja mund të vijë pasi holandezi merr hollues gjaku për zemrën.

Në maj të vitit të shkuar Koeman kreu një operacion për probleme në zemër në atdheun e tij.

Tre muaj më vonë Koeman mori detyrën si trajner i ish-skuadrës së tij të dikurshme, Barcelona.