Trajkoviq: Vuçiq kërkon nga amerikanët amnisti për familjen e tij dhe kriminelët nga veriu i Kosovës për pranimin e marrëveshjes

Aleksandar Vuçiq dëshiron jashtëzakonisht të kënaqet me administratën amerikane. Që nga dita kur përfundoi seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, si dhe menjëherë para asaj seance, ai foli aq shumë për sulmet ndaj familjes së tij, fatkeqësisht edhe ndaj djalit të tij…

Ai në fakt po përpiqet të heqë të gjitha përgjegjësitë e mundshme nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga mjedisi kriminal, si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, përmes projektit të afrimit me administratën amerikane, kështu thotë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës dhe këshilltar në Qeverinë e Kosovës.

Kjo definitivisht, shton ajo, Vuçiq po kërkon amnisti për familjen e tij, për veten e tij, si dhe për klanin rreth tij – për atë që duhet të bëjë – të pajtohet me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Kushdo që e ka parë me kujdes Kuvendin, ka mundur ta shohë atë – se Vuçiq po punon për shfuqizimin e atyre strukturave kriminale dhe kështu ofrohet për projektin e afrimit dhe pranimit të planit”, ka thënë Trajkoviq.

“Populli e pranon se nuk ka shpjegim të Vuçiqit se pse duhet ta pranojmë këtë plan evropian, si dhe pse nuk duhet… Nga ana tjetër, ne kemi një opozitë që është aq frikacake për t’i lejuar vetes të veprojë në një mënyrë në të cilën pretendon se asnjëri prej tyre nuk e ka parë planin dhe nuk e ka lexuar dhe për këtë po flasin të gjithë, por edhe i gjithë publiku…”, ka thënë ajo për “Danas”.

Siç shton Trajovkiq, “ajo që më ka lënduar tmerrësisht si gjatë seancës ashtu edhe më pas është përpjekja për dekriminalizimin e familjarëve të tij dhe Milan Radoiçiqit, por edhe përpjekja për eliminimin e gazetarisë investigative”.

“Epo le të themi një sulm ndaj Danasit, Krik-ut… ndaj gazetarëve mbi të cilët politika nuk ka ndikim, as nga pushteti, as nga opozita. Shfuqizimi i atij rrethi kriminal dhe komprometimi i gazetarëve të pavarur janë dy momente të habitshme për mua. Le t’i ikë dhe t’i etiketojë në qarqet ndërkombëtare sikur gazetarët janë pjesë e problemit. Më tmerron, nuk mund të sjellë asgjë të dobishme për shoqërinë tonë”, thotë Rada Trajkoviq. /Ballkani.info/