Trajkoviq: Sylë Hoxha duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Astrit Deharit

Një nga anëtaret e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit. Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes.

Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha.

Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se do të duhet të mbajë përgjegjësi”.

Tutje Trajkoviq ka folur edhe për faktin se Sylë Hoxha është edhe prokuror i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, rast për të cilin thotë se janë kryer disa arrestime.

Megjithatë ajo thotë se një nga të dyshuarit për vrasjen ka ikur.

“E kam fjalën për Radojicicin, i cili është arratisur përgjatë aksionit në Veri”, ka thënë tutje politikanja serbe.

loading…