Trajkoviq: Rusia dhe Kina nuk mund t’i mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili përgjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Rusia mbështet interesat e Serbisë në Kosovë.

Trajkoviq, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se interesat e Serbisë në Kosovë, përkundrazi, më mirë mbrohen nga përspektiva euro-atlantike.

“Po thonë se të gjitha qeveritë serbe po luajnë kartën e Rusisë dhe Kinës për shkak të Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë”, ka shkruar ajo.

“Interesat e Serbisë në Kosovë mund të mbrohen më mirë nga perspektiva euroatlantike, por disa e shohin si problem transparencën/politikën anti-korrupsion që kërkohet nga kjo perspektivë”, ka shkruar ajo.