Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, thotë se situata e krijuar së fundi nga vendosja e taksës për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës, është tërësisht artificiale.

Sipas saj, kjo klimë e krijuar është bërë për të nxitur pakënaqësi të popullësisë.

“Janë pritur reagime edhe më të fuqishme të qytetarëve, por duket se serbët janë vetëdijësuar dhe më nuk reagojnë që të mblidhen dhe të vendosin barrikada. Tash reagimet janë të qeta, që do të thotë se nuk i besojnë Vuçiqit”, ka thënë ajo.

E pyetur se ku mund të gjendet Milan Radojiçiq, i akuzuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Trajkoviq ka thënë se ajo beson që ai gjendet jashtë Kosovës, diku në Serbinë qendrore.

“Ndoshta është në Kopaonik dhe e përcjellë situatën. Ai tash është nën përgjegjësinë e Vuçiqit. Do të shohim çfarë do të ndodh kur Prishtina zyrtarisht të kërkojë që edhe Beogradi të merr pjesë në hetim. Dhe cili do të jetë fati i Radojiçiqit”, ka thënë ajo, transmeton Ballkani.info.

Sipas saj, marrë parasysh se Radojiçiqi dinë shumë, ai është dëshmitar i rrezikshëm edhe për Vuçiqin.

“Nuk do të më befasonte, marrë parasysh se çfarë logjistike i ofron atij shteti serb, edhe pse të gjithë e dimë se ai më së paku është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kjo që po bën shteti serb për të është plotësisht e ulët. Tash do të shohim se si do të përfundojnë gjërat”, ka thënë ajo për dë në gjuhën serbe.

Sipas saj, mënyra se si Vuçiq e ka nisur ofensivën ndaj Prishtinës, ka për qëllim, për detyrë, që t’i frikësojë serbët nga veriu i Kosovës, të krijoj kaos të gjerë.

“Gjërat po shkojnë në këtë drejtim, këtu kemi arritur. Forcat që Thaçi i ka organizuar, ka qenë numër impozant, që do të thotë se ishte përgjigje”, thekson Trajkoviq.

Tutje ajo thotë se koha e festave gjithmonë është tensionuese. “Do të thotë nga 15 dhjetori e deri më 15 janar, kjo është përiudhë e rrezikshme. Kështu ishte edhe para situatës në Gazivodë. Koha kur llogarisin se përfaqësuesit ndërkombëtarë i kanë pushimet e tyre. Frikësohem se diçka do të organizohet, ndonjë pakënaqësi e fuqishme, që normalisht i shkon për shtati projektit të ndarjes”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/