Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka mbështetur marrëveshjen që mundëson lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trajkoviq një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’, teksa ka pasur disa fjalë edhe për lidershipin serb.

“Është mirë që kemi një marrëveshje që do të mundësojë lirinë e lëvizjes, por përmbajtja e saj – zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është e fshehur në një cep: nuk është më as në dhomën e negociatave”, shkroi ajo.

Dobro je da imamo dogovor koji će omogućiti slobodu kretanja, ali je njegov sadržaj – ozvaničavanje potpunog reciprociteta između Srbije i Kosova – pokazao da nakon 10 godina sa Vučićem na čelu Srbija nije samo diplomatski saterana u ćošak: ona više nije ni u pregovaračkoj sobi.

— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) August 27, 2022