Rada Trajkoviq, ka reaguar rreth takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se, në mënyrë që negociatat të jenë të suksesshme duhet që, siç ka thënë ajo, Kurti ta zvogëlojë vetëvlerësimin e tij.

“Që negociatat të jenë të suksesshme dhe stabilizuese, Kurti duhet të zvogëlojë vetëvlerësimin e tij”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se, mënyra se si Kurti po sillet, sipas saj, të bën të mendosh që Serbia është shkëputur nga Kosova dhe jo anasjelltas.

“Ai sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas. Nëse sjellja e tij shpërblehet, secesionistët e tjerë mund të inkurajohen”, ka përfunduar Trajkoviç.