Trajkoviq: Ivanoviqin e vranë mafiozët e veriut – ata i udhëheq Radojçiqi dhe i mbron Vuçiqi

Drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq, ka thënë se politikanin Oliver Ivanoviq e kanë vrarë mafiozët e veriut.

E pyetur në “Blicinterview me Astrit Gashin” rreth asaj nëse po ndihet e rrezikuar për shkak se është një konkurruese e denjë kundër Listës Serbe apo shkaku i akuzave të saj ndaj Vuçiqit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, ajo i ka pohuar të dy opsionet.

“Po edhe njëra edhe tjetra. Njëra është për shkak se Oliveri është vrarë, të gjithë serbët besojnë që ai është vrarë nga mafia e veriut. Të gjithë e dimë që integrimi i veriut të Kosovës është në zbatimin e mafisë së veriut, këtë e di edhe komuniteti ndërkombëtar e dinë edhe autoritet në Prishtinë se Radojçiqi është pjesë e tyre. Ashtu siç të gjithë e dinë që vrasja e Oliver Ivanoviqit ka ardhur nga grupi kriminal i organizuar prej Radojçiqit”.

Sa i përket procesit të hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur të ketë një proces transparent në zbardhjen e rastit, por përsëri hedh akuza ndaj Vuçiqit për të cilin thotë se i mbron kriminelët.

“Unë e përkrahi një proces transparent, por mënoj që ai i cili e mbron më së shumti Radojçiqin është pikërisht Vuçiqi dhe këtë vazhdon ta bëjë edhe më tuje”.