Trajkovic: Secili në Kosovë duhet të krenohet me Dua Lipën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka shkruar se secili në Kosovë duhet të krenohet me suksesin e Dua Lipës.

Trajkovic, në profilin e saj në Twitter, ka shkruar se çdokush në Kosovë, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e saj ndërkombëtar.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj gruaje të re. Mbresëlënëse!”Vlerësimi i kulturës – qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit – duhet të na bashkoj e jo të na ndajë” ,ka shkruar Trajkovic.