Tragjike: Vdesin dy të rinj në një aksident në Bujanoc, tre të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lluqan të Bujanocit të Luginës së Preshevës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Kurse, tre të tjerët besohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Brenda veturës ishin pesë persona mes moshës 15 deri 18 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.
Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën.
Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, shkruan ai.