Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Raportohet se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Pista e deritanishme e hetimeve është që ai dyshohët të ketë bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij-Fadilit
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në konfirmim.







