Tragjedia në Tetovë, Memli Krasniqi telefonon Artan Grubin e Teuta Arifin

Mbrëmë ndodhi një tragjedi në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientë me Covid-19.

Me këtë rast, PDK ka ardhur me një njoftim zyrtar, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën më të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

“Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë.
Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi, e poashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.
Kosova do të jetë përherë pranë tyre”.