Tragjedia në Deçan: Reagon ministrja e arsimit Arbërie Nagavci

Pas tragjedisë në Gllogjan ka reaguar edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.

Postimi i saj:

E tronditur rëndë nga rasti kriminal që sonte ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

E trishtuar pamasë nga lajmet për jetërat e humbura , sipas raportimeve dy prej tyre nxënës.

Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi të mos ketë asnjë shqetësim serioz për personat tjerë të pranishëm.

Presim veprim të shpejtë dhe efikas të organeve të rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i vendosin ata para drejtësisë.

Lutem që të gjithë të jenë të kujdesshëm edhe në sjelljet dhe trajtimin e nxënësve tjerë të pranishëm në autobus!

Orë të rënda, dhimbje e madhe. Pushofshin në paqe viktimat!