Tragjedi pas përplasjes së dy trenave, dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur! (FOTO)

Së paku 22 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas daljes së trenit nga hekurudha në Tajvan.

Autoriteti hekurudhor ka deklaruar se 171 persona janë lënduar dhe se 30 të tjerë mund të jenë ende brenda.

Treni i shpejtësisë së madhe ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung me 310 pasagjerë.

Zjarrfikësit dhe ndihma e parë ka arritur në vendin e ngjarjes për të reaguar. Pjesa hekurudhore e Tajvanit është e njohur për turistët që vizitojnë vendin.