Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA.
Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital.
San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve, shkruan BBC.
Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg, raporton abcnews.al.
“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.”
Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Embrard njoftoi se konsulli meksikan është duke shkuar për në vendin ku dhjetëra emigrantë u gjetën të vdekur brenda një rimorkio kamioni në San Antonio, Teksas, të hënën.
Z. Ebrard tha në Twitter se kombësia e viktimave ishte ende e panjohur./abcnews.al/







