Tragjedi në Prizren: Djali dyshohet se e vrau babain

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në qytetin e Prizrenit, raporton Tv Prizreni.

Sipas informacioneve të para dyshohet së një person e ka vrarë babain e tij.

Viktima është 50-vjeç ndërsa djali i tij ka përfunduar në pranga të policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer vepra.