Tragjedi në Itali, makina ndahet më dysh, vdes shqiptari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shqiptar ka humbur jetën, pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Mediat italiane shkruajnë sot se aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën që të dërgon në Bolonja.


Tonelata drogë në Itali nga Shqipëri, 9 të arrestuar

Viktima shqiptar i identifikuar me emrin Sokol Keci, mësohet se ishte banor në Rosolina.

Ai ka humbur jetën ditën kur do të mbushte 46 vjeç.

Makina e tij doli nga rruga duke u përplasur me muret mbrojtëse. Nga aksidenti i fortë makina e cila u nda në dysh, ka përplasur edhe një furgon.

Shoferi i mjetit tjetër ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.