Tragjedi, mbyten dy persona në lumin Buna

Dy persona janë mbytur në rrethana të mistershme në lumin Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në fshatin Dragjat të Dajçit.

Dyshohet se duke u larë janë mbytur Dhurim Arra 39 vjeç dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy të mbyturve janë gjetur mëngjesin e sotëm.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.