Trafikuan e shfrytëzuan qindra gra, dënohen pjesëtarët e bandës në Londër

Anëtarët e një bande moderne të skllavërisë janë dënuar për trafikim dhe shfrytëzim të qindra grave në të gjithë Londrën.

Bashkëshortët Sebastian Zimoch, 48 vjeç dhe Anna Zimoch, 46 vjeç, së bashku me Grzegorz Boroëka, 44, Micheal Lozinski, 52 vjeç dhe Rafal Lacki, 41 vjeç, u dënuan në Gjykatën Isleworth Crown në perëndim të Londrës.

Pesëshja ishte dënuar në të njëjtën gjykatë në mars për komplot për të rregulluar ose lehtësuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe komplot për të kontrolluar prostitucionin për përfitime midis 1 janarit 2015 dhe 9 shkurtit të vitit të kaluar, pas një gjyqi 10-javor.

Banda e trafikut drejtohej nga Sebastian Zimoch, ndërsa gruaja e tij Anna e drejtonte atë gjatë një periudhe kur ai mungonte.

Sebastian Zimoch u dënua me tetë vjet burg, Micheal Lozinski u dënua me shtatë vjet, Grzegorz Borowka u dënua me tre vjet e nëntë muaj, Rafal Lacki u dënua me 18 muaj (kohë e kryer tashmë në paraburgim), dhe Anna Zimoch u urdhërua të bëj 150 orë punë pa pagesë.

Në hetimin e Policisë Metropolitane, oficerët e specializuar identifikuan mbi 300 viktima të mundshme të trafikimit, nga të cilat 134 gra u mbrojtën nga ekipi.

Gjatë gjyqit, gjykata dëgjoi se si Lozinski drejtonte pesë shtëpi publike në Londrën perëndimore dhe Zimoch drejtonte dy në Docklands dhe Londrën veriperëndimore.

Ata filluan të drejtonin shtëpitë publike në vitin 2015, me ekipin e bashkëshortëve Sebastian dhe Anna Zimoch në krye të bandës.

Pesëshja rekrutuan gra dhe punësuan një numër shoferësh dhe një recepsioniste, duke bërë përfitime të konsiderueshme financiare.

Lozinski gjithashtu hapi më vonë shtëpinë e tij publike.

Të pestët u arrestuan në shkurt 2021.