Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën transporti me Trafiku Urban do të jetë pa pagesë.

Në njoftimin e komunës thuhet se kjo është si rrjedhojë e përpjekjeve që të përdorën sa më pak veturat në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.

Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik 🚌 dhe 🛴 alternativ 🚲