Trafiku Urban blen 5550 maska dhe 8 mijë palë dorëza (Dokument)

Ndërmarrja komuna e Prishtinës, Trafiku Urban është pajisur me dorëza, maska dhe dezinfektues për duar, për shkak të virusit që ka përfshirë shumicën e vendeve të Ballkanit.

Përmes një tenderi që ka shpallur Trafiku Urban, për 5 mijë e 550 maska, 8 mijë palë dorëza dhe 250 litra dezinfektues ka paguar 3 mijë e 978 euro, raporton Ballkani.info. Fitues i kësaj kontrate është Operatori Ekonomik “N.T.P Eramed” dhe ka qenë i vetmi Operator Ekonomik që është përzgjedhur.

Trafiku Urban e ka kryer këtë blerje me procedurë të shpejt për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Kosova, ku dje Qeveria e Kosovës vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore.

Dje është shpallur oferta, ndërsa sot është nënshkruar marrëveshja me Operatorin Ekonomik. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 4 mijë euro./Ballkani.info