Trafikoi tri vajza të mitura, arrestohet burri nga Prishtina

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti ka trafikuar tri vajza të mitura.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku policia nga i dyshuari ka konfiskuar si provë materiale një telefon.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të cekur ndaj tri të miturave femra K/Shqiptare. Ndërsa si provë materiale është konfiskuar një telefon”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

loading…