Trafikim me njerëz, arrestohen tre persona në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar dje në Gjakovë për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Policia sot ka informuar se njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.

Rasti është nën hetime.