Mayfesti

Tradita vazhdon – 15 vite “Bamboo Mayfest” nga data 25 deri më 28 prill

Ministria e kënaqësisë edhe këtë vit në hotelin “Otrant” organizon edicionin e 15 të Bamboo Mayfestit, i njohur edhe si Festivali i kënaqësisë që nga data 25 deri 28.

Mayfesti çdo vit ka pasur rritje me numrin e pjesëmarrësve që nga edicioni i parë në vitin 2009 kështu që edhe kësaj here pritet të marrin pjesë numër i madh i festivalistave.

Organizimi i këtij viti është duke u bërë deri në detajin e fundit duke u karakterizuar kësaj radhe me program të shumëllojshëm të muzikës dhe shume aktivitete te tjera.

Këtë pranverë ne “Bamboo Mayfest” do të përformojnë emëra ndërkombëtarë  të njohur të muzikës elektro, afro dhe latino  house siç janë: KITTY AMOR, PEPE CITARELLA, KHENYA, DANGEL TËINS, OTTMANN

Nuk do të mungojnë asnjëherë më të mirët tanë  DJ-të vendorë siç janë: PM & DAGZ, SECRET 47, JAJKI, ËISE, ISNE  ….

Përveq këtyre nuk do të mungoj as Bamboo Band qe do të shfaq komponimet me DJ dhe vokale e instrumentale nga DENIKI, FATONI dhe XHANERI dhe si zakonisht nikoqiri Minnistri HENCI. Qmimet per akomodim ne Otrant kan qene te njejta me vitin e kaluar por  nuk ka me vende te lira.

 Për festivalista të vendosur jashtë Otrantit qmimi i hymjes për 3 dit te mayfestit eshte 50 euro per mashkuj e 30 per femna.

Për më shumë detaje mund t’i përcjellni edhe në Instagram dhe në Facebook.