‘Tradhtar’ publikohet nga Arlinda Dragaj (VIDEO)

Publiku e njeh përmes zërit të saj të veçantë kur këndon në dasma.

Por, këngëtarja Arlinda Dragaj ka dëshmuar se nuk e ka fare problem që të këndojë edhe në zhanre tjera muzikore!

Në kanalin Youtube ajo dje ka lansuar projektin e ri, të titulluar ‘Tradhtar’, një baladë e bukur kjo dashurie, me plot emocion.

Me tekst dhe muzikë të Osman Imerit dhe me orkestrim të Labinot Mezinit, këtë këngë Arlinda e finalizoi edhe me klip nga produksioni Red Studio.

https://www.youtube.com/watch?v=p8NfV8oM0Rc